Barcelona drejt një transferimi të bujshëm, Presidenti darkon me familjarët e yllit të…

Uncategorized

Ndërsa drejtuesit e Barcelonës po punojnë për të forcuar skuadrën në afatin kalimtar të dimrit me lojtari si Philippe Coutinho dhe Yerry Mina që janë prioritet, në anën tjetër është duke u punuar edhe për transferimet që do të bëhen gjatë verës.

Klubi katalan ka disa muaj që ka nisur operacionet për sezonin 2018-19, veçanërisht për të sjellë sulmuesin francez të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, në “Camp Nou” verën e 2018-s.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Mundo Deportivo”, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, tashmë është futur në betejë për ta përfunduar këtë operacion.

“Mundo Deportivo” ka mësuar se Bartomeu së fundmi u takua me familjen e Griezmann për të darkuar në një restorant në Barcelonë.

Nuk duhet harruar se motra e Griezmann është ajo që e përfaqëson sulmuesin dhe ia menaxhon çështjet për momentin.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe prindërit e lojtarit, gjatë të cilit është biseduar për gjetjen e ujdisë përfundimtare në marrëveshjen mes palëve.

E hapi i radhës do të jetë të informohet Atletico se Barça dëshiron ta blejë Griezmannin duke e paguar klauzolën e tij prej 100 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *